Në Vutnaj të Kosovës, më 25 Qershor 1936, u lind akademiku Rexhep Qosja. Mësimet e para, i mori në vendlindje dhe shkollimin e mëtejshëm, e vazhdoi në Guci dhe Prishtinë. U diplomua për gjuhë letërsi shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1971, mbrojti doktoratën dhe fitoi titullin “Doktor i Shkencave”. Hapat e parë në jetë, i hodhi si kryeredaktor i revistës “Jeta e re”. Për shumë vite, drejtoi institutin Albanologjik të Prishtinës. Rexhep Qosja, është një univers më vete. Nga pena e tij, kanë dalë shumë krijime letrare, kritika arti, esse, studime, vështrime historike dhe letrare. Pas vitit 1989, iu përkushtua publicistikës politike, në mbrojtje të çështjes kombëtare. Ai është i pranishëm në mediat shqiptare, por edhe të huaja. Në biografinë e tij, hyjnë disa romane, përmbledhje tregimesh e dramash, monografi studimore dhe vëllime të natyrës publicistike. Disa nga veprat e tij, janë botuar edhe në gjuhët e huaja.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
26 Qershor 1274, Karli Anzhuin mori disa fshatra arbërore nga kalorësi Jakob de Balsiniano në këmbim të disa privilegjeve të tjera
-
26 Qershor 1769, ndodhi rrënimi i parë i Voskopojës
-
26 Qershor 1878, dërgohet protestë Kongresit të Berlinit kundër cënimit të trojeve shqiptare
-
26 Qershor 1880, Fuqitë e Mëdha kërkojnë nga Stambolli që Malit të Zi t’i jepet Ulqini, jo Plava dhe Gucia
-
26 Qershor 1895, filloi ndërtimi i shkollës së tretë laike nga bashkësia Ortodokse e Tiranës