Në Vutnaj të Kosovës, më 25 Qershor 1936, u lind akademiku Rexhep Qosja. Mësimet e para, i mori në vendlindje dhe shkollimin e mëtejshëm, e vazhdoi në Guci dhe Prishtinë. U diplomua për gjuhë letërsi shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1971, mbrojti doktoratën dhe fitoi titullin “Doktor i Shkencave”. Hapat e parë në jetë, i hodhi si kryeredaktor i revistës “Jeta e re”. Për shumë vite, drejtoi institutin Albanologjik të Prishtinës. Rexhep Qosja, është një univers më vete. Nga pena e tij, kanë dalë shumë krijime letrare, kritika arti, esse, studime, vështrime historike dhe letrare. Pas vitit 1989, iu përkushtua publicistikës politike, në mbrojtje të çështjes kombëtare. Ai është i pranishëm në mediat shqiptare, por edhe të huaja. Në biografinë e tij, hyjnë disa romane, përmbledhje tregimesh e dramash, monografi studimore dhe vëllime të natyrës publicistike. Disa nga veprat e tij, janë botuar edhe në gjuhët e huaja.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
10 Mars 1902, komiteti i Bukureshtit kërkon nga fuqitë e mëdha të përkrahin autonominë e Shipërisë
-
10 Mars 1907, u botua në Sofje numri i parë i gazetës satirike “Shkopi”
-
10 Mars 1914, At Fan Noli kreu shërbesë fetare në Durrës për nder të Princ Vidit
-
10 Mars 1937, nisën punimet për ndërtimin e burgut të Burrelit
-
10 Mars 1956, premierë në Teatrin Popullor e dramës “Qengji i tërbuar”



