Me nismën e Avni Rustemit, në Gjirokastër, më 25 Korrik 1921, u formua “Lidhja e mësuesve”, që mbronte të drejtat e arsimtarëve dhe shërbente, si mbështetje për lëvizjen demokratike, zhvillimin e arsimit dhe të kulturës dhe laicizimin e shkollës. Lidhje të tilla, u krijuan edhe në qytete të tjera të vendit. Me nismën e tyre, në gusht të vitit 1924, u zhvillua në Tiranë, Kongresi Arsimor, ku formuan dhe Lidhjen e Përgjithshme të Arsimtarëve të Shqipërisë”, e cila zhvilloi një luftë të vendosur për zhvillimin e arsimit, mbi parimet kombëtare dhe demokratike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Dhjetor, Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit
-
5 Dhjetor 1908, lindi luftëtari antifashist Qemal Muhedari
-
5 Dhjetor 1935, gazeta “Besa” shkruan për Tefta Tashkon
-
5 Dhjetor 1920, shpallet ligji për zgjedhjen e deputetëve në Këshillin Kombëtar
-
5 Dhjetor 1941, përkujtohet sot patrioti dhe mësuesi Kristo Dako

