Në koloninë arbëreshe të Horës në Palermo, më 23 Prill 1682, u lind Gjergj Guxeta, prijës kishtar dhe mendor i mërgimtarëve arbëreshë të Siçilisë. Me emrin e tij është lidhur themelimi i Seminarit Arbëresh të Palermos, më 1784. Po ai themeloi dhe institutin dhe shkolla të tjera fetare shqipe. Me ngritjen e Seminarit të Palermos u krijuan mundësitë për përgatitjen e priftërinjve të ritit ortodoks, ndër arbëreshët e italisë, rit i cili, qëndron gjallë edhe sot në ato anë. Me këtë rit, lidhet ngushtë edhe ruajtja e gjuhës shqipe në kolonitë arbëreshe. Në këtë seminar, kanë marrë dijet e para figurat më të shquara të kulturës arbëreshe Kamarda, Dara, Skiroi, Petrota, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Mars 1578, Onufri pikturoi kishën në kalanë e Beratit
-
5 Mars 1905, lindi boksieri i famshëm shqiptar Rafail Dishnica
-
5 Mars 1908, çeta e Çerçiz Topullit bëri luftë të rreptë në Mashkullorë
-
5 Mars 1919, gazeta “Dielli” shkruan: shpresat e Shqipërisë mbeten vetëm tek Amerika
-
5 Mars 1927, u formua kabineti i Ahmet Zogut


