Më 5 Mars 1905 u lind boksieri i njohur shqiptar Rafail Dishnica. Fëmijërinë e kaloi në Fier dhe më pas u vendos në Dishnicë të Korçës. Më 1924, migroi në Greqi e më pas në Argjentinë, ku dhe nisi karriera e tij. Atje u bë kampion i peshës së mesme dhe më pas kampion i Argjentinës dhe i gjithë Amerikës Latine. Në çdo ndeshje që zhvillonte, kishte vënë kusht që krahas mbiemrit Dishnica të shtohej mbiemri “Albanezi”. Në vitin 1932 kthehet në Shqipëri pas gjithë fitoreve të shumta në ringjet europiane. Pas çlirimit punoi si trajner i Federatës Shqiptare të Boksit dhe përgatiti breza të tërë boksierësh. Në 90 vjetorin e tij të lindjes, më 5 Mars 1992, iu dha titulli i lartë “Mjeshtër i merituar i Sportit” dhe me emrin e tij u pagëzuan disa veprimtari sportive.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
10 Prill 1554, mbishkrimi i Onufrit në kishën e Shpatit: “kur të ngrehesh duart e tu ke Perëndia, më përmend dhe mua mëkatar Onufrin”
-
10 Prill 1711, u hap katedra e gjuhës shqipe në kolegjin San Piero Montorios në Itali
-
10 Prill 1833, shpërtheu në pazarin e Shkodrës një revoltë e armatosur kundër pushtuesve osmanë
-
10 Prill 1914, u miratua në Vlorë Statuti Organik i Shqipërisë
-
10 Prill 1914, premiera e filmit dokumentar “Durrësi kryeqendra e re e Shqipërisë”