U mblodh në Kosovë më 23 Janar 1899 Kuvendi i Pejës, ku morën pjesë 450 përfaqësues nga gjithë Shqipëria. Ai themeloi organizatën që u quajt “Lidhja Shqiptare e Pejës” ose “Besa-Besë”. Kjo ishte një organizatë politiko-ushtarake mbarëshqiptare e ngjashme me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Në krye të Komitetit Drejtues u vu Haxhi Zeka. Kuvendi u shpreh i vendosur për të kundërshtuar me armë çdo përpjekje të monarkive ballkanike për copëtimin e trojeve shqiptare dhe kërkoi bashkimin e katër vilajeteve shqiptare dhe administrimin e tyre në bazë të një statuti apo kushtetute të veçantë. Menjëherë pas kuvendit në të gjithë trojet shqiptare u krijuan komitetet lokale të lidhjes, që ushtronin kompetencat e pushtetit vendor.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Tetor 1429, evidenca të mesjetës; Shqipëria eksportuese e madhe e lëndës drusore
-
19 Tetor 1912, lufta për mbrojtjen e Shkodrës
-
19 Tetor 1920, lindi akademiku Mark Krasniqi
-
19 Tetor 1928, greva e punëtorëve të shoqërisë konçesionare “Mazorana”
-
19 Tetor 1938, u ndalua me ligj mbajtja e plisit “qelesheve të bardha”