Shkolla shqipe në Kosovë
Sot përkujtohet përvjetori i vdekjes së veteranit të arsimit shqip në Kosovë, Nezir Miftari. Ai ishte ndër mësuesit e parë të shkollave shqipe dhe mbi 40 vjet edukoi breza të tërë të inteligjencës kosovare. Shumë figura të shquara, studiues, mjekë, inxhinierë, politikanë, dijet e para i kanë marrë nga mësuesi i tyre Nezir Miftari. Atë e kujtojnë shumë kosovarë, që hapi rrugën e dijes dhe të shkencës, që mësoi të hedhin hapin e parë në jetë. U nda nga jeta më 22 Shtator 1997.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 Prill 1463 u nënshkrua në Shkup marrëveshja me forcat osmane
-
27 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i bajraktarëve të Lezhës dhe Mirditës
-
27 Prill 1916 shtypi Rumun shkruan për arkitektin shqiptar Kristo Sotiri
-
27 Prill 1924 doli numëri i parë i gazetës së përjavëshme “Tirana”
-
27 Prill 1937 shtypi shqiptar shkruan për ardhjen në Shqipëri të Kontit Ciano