Në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, më 22 Shkurt 1997, i ofroi dëgjuesve një mozaik veprash klasike e bashkëkohore të kompozitorëve tanë dhe të huaj. U luajtën me mjeshtëri pjesë të Ferdinand Dedës të Bramsit dhe Veberit. U shqua klarinetisti Alferd Isallari, i cili ka shpalosur talentin e tij në skenat Italiane, zviceriane dhe austriake; violinistja Ajlinda Mataj, pjesëmarrëse në konkursin ndërkombëtar “Lipicer” në Gracia të Italisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Mars 1792, shënohet punimi i parë i ikonografit shqiptar Gjergj Çetiri
-
25 Mars 1821, shpërtheu lufta çlirimtare e popullit grek kundër Perandorisë Osmane
-
25 Mars 1877, lindi në Prizren kleriku Dom Pashko Krasniqi
-
25 Mars 1897, Faik Konica botoi revistën “Albania”
-
25 Mars 1917, u themelua në Korçë shoqëria “Përparimi”



