22 Shkurt 1950, u krijua teatri profesionist “Andon Zako Çajupi” në Korçë

Mbi bazën e teatrit amator, më 22 Shkurt 1950, u krijua në Korçë Teatri Profesionist “Andon Zako Çajupi”. Spektakli i parë i trupës së re ishte drama “Përmbysja” me regji të Sokrat Mios. Repertori i tij ndër vite është pasuruar me pjesë kombëtare dhe të autorëve të huaj. Teatri “Andon Zako Çajupi” ka në gjirin e vet aktorë të talentuar të planit dramatik dhe komik. Shumë nga ata kanë dhënë ndihmesën e vet në zhvillimin e kinematografisë sonë, si dhe të Radio Televizionit Shqiptar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare