Më 21 Qershor 1921, u lind mjeku Arian Xhumari, një ndër pionerët e neokirurgjisë shqiptare, që la gjurmë në shkencat mjekësore dhe më gjërë. Studimet e larta mjekësore, i filloi në Pragë dhe i përfundoi në Tiranë. Më 1970, u specializua në Francë në fushën e neokirurgjisë. Disertacioni për klinikën e tumoreve intrakraniale te fëmijët u vlerësua si një përvojë e vlefshme jo vetëm për neuroshkencën shqiptare, por edhe për atë europiane. Krahas punës praktike, mjeku i talentuar, u angazhua edhe në fushën e pedagogjisë për përgatitjen e mjekëve të rinj. Me ndihmesën e tij u ngritën në Tiranë edhe kurset pasuniversitare, për specializimin e neokirurgëve që punonin nëpër rrethe. Ai ka përfaqësuar me dinjitet neokirurgjinë shqiptare, në tubimet shkencore ballkanike dhe europiane, ku ka referuar për arritjet dhe përvojën shqiptare. Ka qënë Kryetar i Shoqatës së neokirurgëve shqiptarë dhe anëtar themelues i Shoqatës Ballkanike të Onkologjisë, anëtar i Shoqatës Europiane të neokirurgjisë e anëtar i Akademisë së Shkencave të Nju Jorkut dhe një ndër emrat e përfshirë në enciklopedinë biografike, “Marqusi Who’s Who in the Word”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
21 Mars 1821, rol i pa diskutueshëm i shqiptarëve në rebelimin Rumun kundër Perandorisë Osmane
-
21 Mars 1821, lindi në Strugë patrioti Dr. Ibrahim Temo
-
21 Mars 1880, udhëheqësit shqiptarë krijuan në Gjakovë “Lidhjen e re të Prizrenit”
-
21 Mars 1903, u botua në Sofje numri i parë i gazetës “Vetëtima”
-
21 Mars 1903, trupat franceze ulën Flamurin kombëtar në Korçë

