Ekspozita e krijuesve figurativë “Dardanët”, u hap në Prishtinë, më 21 Maj 1997. Ekspozuan punimet e tyre në pikturë, grafikë, vizatim dhe kolazh, disa nga piktorët më në zë të Kosovës. Kështu, Engjëll Berisha, u prezantua me ciklin “Medalionët e Prizrenit”, Nebil Muriqi me ciklin “Pelazgët”, Hysni Krasniqi, me ciklin “Trinat”, Mustafa Ferizi me ciklin, “Përfytyrimet ilirike”, Gani Gashi, me ciklin “Gjurmët e lashtësisë”, dhe Shkëlzen Zhubi, me ciklin “Jehona Dardane”. Kritika dhe shtypi e cilësoi ekspozitën, si vijim të identitetit etnik, historik e kulturor. Me këtë rast, u organizua dhe debati “Trajtimi i identitetit historik, kulturor, mitologjik si shprehje e qënies sonë kombëtare”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Shkurt 1909, u luajt në Dardhë të Korçës drama “Lufta e Trojës”
-
11 Shkurt 1907, u krijua në Rumani dega e shoqërisë “Bashkimi”
-
11 Shkurt 1920, u likujdua Qeveria e Durrësit
-
11 Shkurt 1920, telegram i Luigj Bumçit për Kryeministrin anglez Llojd Xhorxh
-
11 Shkurt 1927, përurimi i dy rrugëve të reja në Shqipëri të mesme
