Me nismën e Hasan Prishtinës, Nexhip Dragës dhe patriotëve të tjerë kosovarë, më 21 Maj 1912, u mblodh Kuvendi i Junikut, ku rnorën pjesë 250 figura të shquara të lëvizjes sonë kombëtare. Kuvendi zhvilloi punimet deri, më 25 maj. Atje u përgatit programi i kryengritjes, i cili parashikonte caktimin e kufijve të Shqipërisë, krijimin e një administrate shqiptare, ngritjen e flamurit kombëtar, vendosjen e shqipes si gjuhë zyrtare, caktimin në Shqipëri të një guvernatori të përgjithshëm. Interesi i përbashkë për përmbysjen e qeverisë xhonturke, i bashkoi të gjithë përfaqësuesit që lidhën besën dhe filluan veprimet për luftë të armatosur, kundër pushtuesve të huaj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Dhjetor 1909, themelohet shoqëria patriotike “Bashkimi”
-
7 Dhjetor 1906, lindi luftëtari antifashist Ilmi Pato
-
7 Dhjetor 1912, u jep fund punimeve Kuvendi i Vlorës
-
7 Dhjetor 1919, protestë kundër marrëveshjes italo-greke për copëtimin e Shqipërisë
-
7 Dhjetor 1921, formohet kabineti demokratik i Hasan Prishtinës
