Në Shkurt të vitit 1880, etërit jezuitë ngritën në Shkodër muzeun e parë në vendin tonë. Materialet kryesore ishin objekte arkeologjike, koleksione monedhash dhe armësh të vjetra, veshjet kombëtare si dhe material nga kultura botërore. Ndihmesë të madhe në ngritjen e muzeut, dha At Shtjefën Gjeçovi, i cili pat krijuar një koleksion prej 500 objektesh arkeologjike. Një pjesë e këtyre objekteve sot ndodhen në muzeume të mëdha të Europës, si në Londër, Berlin, Romë, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Tetor 1900, u shua poeti ynë kombëtar Naim Frashëri
-
20 Tetor 1715, botimi i Françesko da Leçe, libër themelor i gramatikës shqip
-
20 Tetor 1752, u pikturua nga vëllezërit Zografi kisha e “12 Apostujve”
-
20 Tetor 1784, testament i tregtarit Shkodran Gjergj Kraja
-
20 Tetor 1880, u mbajt Kuvendi i Përgjithshëm, në Dibër