Nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, në 14 Mars 1914, u hap spitali i parë në Tiranë. Në fillim ai kishte një kapacitet prej 20 shtretërish dhe kirurgjia austriake drejtohej nga doktoreshë Bruk (Bruck), e cila kishte ndihmën e disa infermiereve po austriake. Ajo mori si asistent edhe Dr, Osman Jonuzin. Pas Kongresit të Lushnjës, spitali u mor në dorëzim nga Shteti Shqiptar dhe u transferua në një godinë pak më të madhe, duke e rritur kapacitetin e shtretërve në 50. Drejtor dhe kirurg u caktua Dr. Osman Jonuzi.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Mars 313, lindi strategu dhe perandori me prejardhje ilire Caius Flavi
-
1 Mars 1897, Faik Konica botoi numrin e parë të revistës “Albania” në Bruksel
-
1 Mars 1907, doli në Kajro numri i parë i gazetës “Pellasgu”
-
1 Mars 1913, u mbajt në Trieste Kongresi i Madh i kolonive shqiptare; kryetar Faik Konica
-
1 Mars 1928, lindi folkloristi Fatos Mero Rrapaj


