Gjatë kufirit shqiptaro-jugosllav, më 14 Dhjetor 1924, u zhvilluan luftime të ashpra ndërmjet forcave qeveritare dhe bandave të Ahmet Zogut, të mbështetura nga forcat jugosllave dhe repartet bjellogradiste ruse. Përleshjet vazhduan deri më 24 Dhjetor, ku qeveria demokratike e Fan Nolit, u detyrua të largohet në Vlorë dhe që andej në Itali. Fill mbas kësaj, ish kryeministri i kabinetit të fundit para Revolucionit të Qershorit, Iliaz Vrioni, mori pushtetin në Tiranë dhe pas hyrjes së Ahmet Zogut në kryeqytet, dha dorëheqjen.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Mars 1851, u luajt për herë të parë opera “Rigoleto”
-
11 Mars 1911, doli në Bullgari numri i parë i gazetës “Liri e Shqipërisë”
-
11 Mars 1920, repartet ushtarake Franceze i dorëzuan Shkodrën forcës kombëtare Shqiptare
-
11 Mars 1923, u mbajt në Korçë demostrata e bukës
-
11 Mars 1933, lindi aktori shqiptar Vangjel Heba

