Qazim Kokoshi, atdhetar antizogist e antifashist u lind në Vlorë, më 12 Shtator 1882. Kreu gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Ai ishte anëtar i klubit atdhetar “Labëria”, dhe mori pjesë si delegat i Vlorës në Kuvendin e Greçës dhe në kryengritjen antiosmane të Vlorës. U zgjodh deputet në Parlamentin shqiptar të vitit 1921. Pas shtypjes së Revolucionit të Qershorit, emigroi në Itali dhe Austri. Në vitin 1932, ishte ndër anëtarët e Organizatës së Fshehtë të Vlorës, kundër monarkisë së Zogut, i cili e dënoi atë me vdekje, por në vitin 1937, u lirua. Me pushtimin fashist të vendit, emigroi në Jugosllavi. U arrestua si antifashist dhe u burgos në Itali. Në vitin 1945, u kthye në Vlorë por u dënua me dy vjet burg, ku vdiq në 1947.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Maj 1771, kujtohet përvjetori i kapedanes trime arvanitase Laskarlina Bubulina
-
11 Maj 1912, në Dibër, u mbajt “Kuvendi i Dheut”
-
11 Maj 1924, prefekti i Shkodrës, njoftonte qeverinë se në Pukë dhe në Mirditë gjendja po dilte jashtë kontrollit
-
11 Maj 1928, Ahmet Zogu bëri ndryshime në përbërjen e kabinetit të tij qeveritar
-
11 Maj 1952, në skenën e Teatrit Popullor në Tiranë, u dha premiera e dramës “Martesa me prikë”