Sot, kujtohet përvjetori i kapedanes trime arvanitase Laskalina (emri i vërtetë Dhaskalina) Bubulina. U lind në ishullin e Hidrës në familjen e kapedanit arbëresh Stavri Pinoçini, më 11 Maj 1771. Dhaskalina ishte 50 vjeçe, kur shpërtheu Revolucioni grek dhe arbëreshja trime pa mëdyshje, u hodh në barrikadat e luftës, se e ndjente që luftonte edhe për lirinë e Atdheut të të parëve të saj. Nuk numërohen betejat, që ajo i drejtoi me trimëri. Në njërën prej tyre, ra heroikisht dhe djali i saj Jani, por ajo nuk u ndal. Me emrin dhe trimërinë e saj, ngriti në këmbë mbi 200 mijë arbëreshë kundër pushtuesve osmanë, u bë shembull heroizmi, u kthye në një legjendë të pavdekshme, në një figurë hyjnore, që e lartëson historinë e popullit tonë të lashtë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Shtator 1457, Skënderbeu godet si rrufe! Në betejën e “Ujit të Bardhë” Hamzai dhe Isak Bej Evrenozi u thyen keqas
-
7 Shtator 1894, u nda nga jeta Françesk Anton Santori, poet e dramaturg Arbëresh
-
7 shtator 1910, lindi Profesor Aleksandër Buda, historian studiues, “Mësues i Popullit”
-
7 shtator 1918, lindi gazetari Maqo Afezolli
-
7 shtator 1922, Ahmet Zogu ndaloi hyrjen në Shqipëri të “Diellit”, gazeta e “Vatrës” së Bostonit