Shkolla Normale e Elbasanit u hap më 1 Dhjetor 1909, në zbatim të detyrave dhe vendimeve të Kongresit Kombëtar të Elbasanit. Ajo u mbajt nga fondet e shoqërisë “Përparimi” të Korçës, me kryetar Orhan Pojanin. Pas një viti e mbyllën pushtuesit osmanë. U rihap në vitin 1911. Deri në Kongresin e Lushnjës, shkolla u hap dhe u mbyll pesë herë. Drejtori i parë i Normales ishte Luigj Gurakuqi. Në vitin e parë mësimor u regjistruan 50 nxënës nga të gjitha trojet shqiptare. Matura e parë doli në vitin 1924. E kanë drejtuar atë dhe kanë dhënë mësim disa nga figurat më të ndritura të arsimit shqiptar, si Aleksandër Xhuvani, Sali Ceka, Ahmet Gashi, Sotir Peci, Simon Shuteriqi, Kostaq Cipo, Luigj Filaj, Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
3 Dhjetor, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara
-
3 Dhjetor 245, lindi Aurel Diokleciani, perandor romak me origjinë ilire
-
3 Dhjetor 1479, venedikasit i dorëzojnë Ahmet Pashës krahinat shqiptare
-
3 Dhjetor 1913, publikohet akti i parë i konçensionit për krijimin e Bankës Kombëtare Shqiptare
-
3 Dhjetor 1913, zyrtarizohet kandidatura e Princ Vidit

