Shkolla Normale e Elbasanit u hap më 1 Dhjetor 1909, në zbatim të detyrave dhe vendimeve të Kongresit Kombëtar të Elbasanit. Ajo u mbajt nga fondet e shoqërisë “Përparimi” të Korçës, me kryetar Orhan Pojanin. Pas një viti e mbyllën pushtuesit osmanë. U rihap në vitin 1911. Deri në Kongresin e Lushnjës, shkolla u hap dhe u mbyll pesë herë. Drejtori i parë i Normales ishte Luigj Gurakuqi. Në vitin e parë mësimor u regjistruan 50 nxënës nga të gjitha trojet shqiptare. Matura e parë doli në vitin 1924. E kanë drejtuar atë dhe kanë dhënë mësim disa nga figurat më të ndritura të arsimit shqiptar, si Aleksandër Xhuvani, Sali Ceka, Ahmet Gashi, Sotir Peci, Simon Shuteriqi, Kostaq Cipo, Luigj Filaj, Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Gusht 1835, kryengritësit shkodranë të udhëhequr nga Hamza Kazazi korrën fitoren e radhës mbi forcat osmane
-
18 Gusht 1912, qeveria turke i pranoi publikisht kërkesat e parashtruara, në memorandumin e Hasan Prishtinës
-
18 Gusht 1914, Esat Pashë Toptani e shpalli veten kryetar të qeverisë së përkohëshme
-
18 Gusht 1920, u mblodh Kongresi Arsimor i Lushnjës
-
18 Gusht 1992, Republika e Shqipërisë aderoi në dy dokumente të rëndësishme të së Drejtës Ndërkombëtare