Më 24 Nëntor 1946, lindi në Tiranë, Aleksandra Dhimitër Çollaku, një nga ekspertet më të talentuara të tregëtisë shqiptare. Pasi mbaroi shkëlqyeshëm Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Mercologji, në Gusht të vitit 1968, filloi karrierën e saj profesionale si ekonomiste pranë Ndërmarrjes Agroleksport, Tiranë. Gjatë viteve 1971-1973 kreu studimet pasuniversitare për tregëti të jashtme, pranë Fakultetit Ekonomik. Në Maj të vitit 1998, emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Postës Shqiptare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Tetor 1367, fëmijët e të “kamurve” merrnin mësime private
-
22 Tetor 1451, Andrea Aleksi pikturon Lozhën madhështore të Ankonës
-
22 Tetor 1835, kryengritja e Hamza Kazazit i kushton shtrenjt myftiut dhe tre pashallarëve
-
22 Tetor 1880, 1000 vullnetarë shqiptarë luftuan për të mbrojtur Ulqinin
-
22 Tetor, dy perandorë të Evropës duan kontrollin e administratës shqiptare