Në Korçë, më 27 Tetor 1887, u lind gazetari, pedagogu dhe diplomati i shquar Mihal Sherko. U diplomua për histori, filozofi dhe pedagogji. Ka dhënë mësim në Kolegjin e Odesës, në Kolegjin e Varnas në Bullgari dhe në Liceun e Korçës. Më 1924 ishte drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit në Tiranë dhe më pas, drejtor i Gjimnazit të Tiranës. Si drejtor i Zyrës së Shtypit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe themelues i Agjensisë Telegrafike Shqiptare, Sherko u bë nismëtar i emisionit të parë të lajmeve në gjuhën shqipe, që përgatitej në Tiranë dhe transmetohej në Radio-Bari në Itali. Për merita pune, ai meritoi disa nga dekoratat dhe urdhërat më të lartë të kohës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
17 Qershor 1984, u zbulua një rrasë varri e vitit 1201, që flet për principatën e Arbërit
-
17 Qershor 1815, lindi luftëtari trim Dasho Shkreli
-
17 Qershor 1878, Kuvendi Kombëtar i Lidhjes së Prizrenit, miratoi “Statutin e Lidhjes Shqiptare”
-
17 Qershor 1907, lindi pioneri i shkencës së veterinarisë shqiptare, Prof. Dhimitër Vavakos
-
17 Qershor 1912, mësuesi Jani Minga organizoi një shfaqje artistike, në shkollën shqipe të Kaninës