Gazetari dhe shkrimtari Sefedin Çela, u lind më 18 Shkurt 1947. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes, në Skrapar dhe më pas u diplomua për letërsi dhe gazetari në Fakultetin e Histori-Filologjisë. Ka kryer kualifikime të shumta pasuniversitare në Budapest, Pragë, Londër, Kopenhagen, Paris etj. Karrierën gazetareske e ka filluar në gazetën “Zëri i Rinisë”, “Jehona e Skraparit” dhe “Bashkimi”. Ka zënë poste të larta si Drejtor i Radio-Televizionit Shqiptar. Gjatë viteve 1999-2004, ishte kryetar i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Korrik 1837, mbreti Robert i Siçilisë, konfirmoi paktin e lidhur midis vikarit të Dukës së Durrësit, Ludovikut dhe despotit të Arbërisë Andrea Muzakës
-
18 Korrik 1881, një grup emigrantësh shqiptarë të Bukureshtit, themeluan “Shoqërinë e të shtypurit të shkronjave shqip”
-
18 Korrik 1908, administrata osmane liroi të gjithë të burgosurit që mbaheshin në burgjet e Beratit
-
18 Korrik 1915, gjykata ushtarake serbe, dënoi me vdekje krerët e kryengritjes xhonturke, Mustafa Qazimi dhe Haxhi Qamili
-
18 Korrik 1923, Azem Galica vdiq nga plagët e rënda, që kishte marrë në betejën për mbrojtjen e Drenicës