Data 28 Gusht, shënon vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me tre vende të botës; duke i parë këto akte si pjesë të biografisë të shtetit tone, në familjen e madhe të kombeve po i sjellim më poshtë: më 28 Gusht 1956, u vendosën marrëdhëniet diplomatike më Republikën e Finlandës. Po në këtë datë të vitit 1978, u shpall vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Panamanë e Largët, shtet latino-amerikan në Amerikën Qëndrore, kurse në vitin 1991, më 28 Gusht, lidhjet diplomatike u vendosën me shtetin e ri të pavarur të Papuas dhe Guinesë së Re, që shtrihet në gjysmën lindore të ishullit Guinea e Re, në veri të Australisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Tetor 1081, Aleks Komneni u shpartallua në kodrat e Durrësit
-
18 Tetor 1448, Huniadi u thye në Fushë Kosovë
-
18 Tetor 1861, u lind Gjerasim Qiriazi, pedagog e publicist
-
18 Tetor 1892, lindi Athanas Shundi, mjek dhe atdhetar
-
18 Tetor 1913, shqiptarët e Mançesterit mbështesin Qeverinë e Ismail Qemalit