Viti 1462, ka qënë vit i ngjarjeve të shumta në epopenë e popullit shqiptar. Sapo u kthye fitimtar nga ekspedita, që ndërmori në Itali, në ndihmë të aleatit të vet, Mbretit të Napolit, Gjergj Kastriotit, iu desh të përballonte tri ekspedita, të dërguara njëra pas tjetrës nga Sulltani, të cilat përfunduan me disfatë të plotë për armikun. E fundit prej tyre, u zhvillua më 27 Gusht 1462, në Livadit, pranë Ohrit. Ushtria osmane e komanduar nga Karanxha beu, përgjohej nga zbulimi shqiptar. Skëndërbeu përcaktoi me kohë drejtimin e ardhjes së saj dhe organizoi shumë prita, për të shpartalluar pararojën e kundërshtarit. Osmanët u detyruan të ndryshojnë drejtimin e marshimit dhe u vendosën në kamp lufte në Livadit. Forcat shqiptare, që i ndiqnin i goditën në befasi. Vetëm shiu i furishëm, i shpëtoi pushtuesit nga shpartallimi i plotë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
6 Korrik 518, nga një tërmet në Dardani, u rrënuan 24 qytete dhe, ndër ta edhe kryeqëndra e Dardanisë, Skupos
-
6 Korrik 1912, kryengritësit shqiptarë me në krye Refik Toptani shpartallojnë turqit në kalanë e Krujës
-
6 Korrik 1914, vritet pabesisht nga bandat e Esat Toptanit, Mendu Zavalani
-
6 Korrik 1914, u hap në Delvinë Kongresi Panepirot
-
6 Korrik 1937, Shqipëria merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Parisit