Nikollë Keta, u lind ne fshatin Kundisa te Sicilise (Contessa Entellinah). Kreu studimet në kolegjin arbëresh të Palermos, ku më pas, u bë prift dhe rektor i tij. Nga pena e tij kanë dalë një varg veprash, si fjalori italisht-shqip me rreth 5000 fjalë, “Etimologjia e gjuhës shqipe”, “Thesar njoftimesh për maqedonët”, “Katalogu mbi familjet e mëdha arbëreshe”, etj. Ka lënë shumë vjersha e poezi, ndër to një tingëllimë autobiografike me theks atdhetar, e para e ketij lloji në letërsinë tonë. Studjoi dhe shkroi për prejardhjen e gjuhës shqipe dhe të popullit tonë, për prejardhjen e tyre ilire. Veprat e Nikollë Ketës, kanë mbetur në dorëshkrim, me përjashtim të ndonjë pjese, që është botuar nga bashkëatdhetarët e tij më vonë.
Referencat:
Biblioteka e QMKSH
You may also like
-
1 Janar 1702, lindi Dom Gjon Nikollë Kazazi, zbulues i “Mesharit”
-
1 Janar 1860, botohet gazeta “Pellazgu”
-
1 Janar 1884, u krijua shoqëria patriotike “Dëshira” nga mërgimtarët e Sofjes
-
1 Janar 1913, mbërrin në Londër delegacioni i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës
-
1 Janar 1920, krijohet Komisioni Organizues i Kongresit të Lushnjës
