Gulielm Adami, kleriku francez, që gjatë viteve 1324-1341, shërbeu si kryepeshkop i Tivarit, u lind më 9 Korrik 1270. Ai ishte autor i relacionit, “Udhëzim për të bërë udhëtimin për në Tokat e Shenjta”, i cili ka vlera të mëdha burimore për historinë e Shqipërisë. Në të, autori jep të dhëna për qytetet tona si, Shkodra, Drishti, Shasi, Ulqini, Tivari, etj. për selitë peshkopale të Pultit të Madh dhe Pultit të Vogël, të Sepës dhe të Arbënit dhe për popullsinë e këtyre viseve. Me shumë rëndësi, është pohimi i tij, se “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga latinishtja, prapseprapë ata kanë në përdorim dhe në të gjitha librat e tyre, shkronjën latine”. Kjo dëshmon, se gjuha shqipe është shkrojtur në alfabetin latin, para vitit 1332, se shqiptarët edhe para këtij viti, kanë pasur “Librat e tyre”, të shkruar me shkronja latine.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Shkurt 1272, përfundoi kisha e Rubikut, faltorja më e lashtë kristjane në Shqipëri
-
19 Shkurt 1470, vdiq ambasadori i Skënderbeut, Pal Gazuli
-
19 Shkurt 1882, shfaqje teatrore në Shkodër nga Kolegji Saverian
-
19 Shkurt 1919, letër proteste e Bajram Currit për Klemansonë
-
19 Shkurt 1929, marrëveshje tregëtare me Belgjikën e Luksemburgun

