Në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, më 11 Prill 1988, u dha premiera e operas “Kavaleria Rustikana”, e kompozitorit të shquar italian Pietro Maskanji. Shfaqja u përgatit nga regjizori Pirro Mani me dirigjent Rifat Tegen, skenografi të Agim Zajmit dhe mjeshtre kori Suzana Turkun. Interpretuan solistët e shquar shqiptarë: Shqipe Mingomataj, Polikseni Caci, Hysen Koçia, Xhovana Doko, Pëllumb Katroshi, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Mars 1881 u lind në Jemen diplomati shqiptar Rauf Fico
-
13 Mars 1908 trimat e Çerçiz Topullit vranë bimbashin në Gjirokastër
-
13 Mars 1912, marrëveshja sllave për të nxjerrë Serbinë në detin Adriatik
-
13 Mars 1930 deputetët çifligarë kundërshtuan programin ekonomik të qeverisë së Pandeli Evangjelit
-
13 Mars 1930 lindi gazetari Fuat Bozgo


