Më 18 Mars 1977, ndërroi jetë ushtaraku dhe mësuesi Ihsan Hydi. Lindi në Elbasan në vitin 1905. Mësimet e para i mori në vendlindje e më pas vazhdoi studimet në gjimnazet austriake. U diplomua në Akademinë Ushtarake të Modenës në Itali. Në Shqipëri, shërben me gradën e togerit e më pas të kapitenit në repartet Qafë Shtamës, Elbasanit dhe Tiranës. Gjatë viteve të pushtimit fashist ishte oficer i batalionit “Dajti”. Pas çlirimit, kaloi në shërbimin arsimor dhe u emërua mësues në Vreshtas të Mallakastrës. Provoi dhe punën e krahut në ndërmarrjen “Rruga-ura” dhe vazhdoi mësimdhënien në shkollat e fshatrave të Librazhdit deri sa doli në pension në vitin 1965.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Mars 1578, Onufri pikturoi kishën në kalanë e Beratit
-
5 Mars 1905, lindi boksieri i famshëm shqiptar Rafail Dishnica
-
5 Mars 1908, çeta e Çerçiz Topullit bëri luftë të rreptë në Mashkullorë
-
5 Mars 1919, gazeta “Dielli” shkruan: shpresat e Shqipërisë mbeten vetëm tek Amerika
-
5 Mars 1927, u formua kabineti i Ahmet Zogut

