Më 23 Janar 1894, lindi Rosalino Petrota, publicist dhe historian arbëresh. U diplomua për mjekësi por u bë i njohur për krijimtarinë kushtuar Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Botoi organet “Rosenja Italo Albaneze” në gjuhët arbërisht, italisht dhe frengjisht, si dhe “Konaket italo-albaneze”. Emri i tij ndeshet në faqe e shtypit shqiptar dhe Italian të kohës. Ka shkruar librat “Arbëreshët në Siçili”, dhe “Guida ilustrata di Piana dei Greci”. Një kontribut të madh Rosalino Petrota ka dhënë për ngritjen e “Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Albanologjike” në Palermo.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Tetor 1908, themelimi i Klubit “Labëria”
-
29 Tetor 1909, shoqëria femërore “Ylli i mëngjesit” shfaq dramën “Vilhelm Teli”
-
29 Tetor 1914, “misioni sanitar” i Italianëve pregatiti pushtimin e Vlorës
-
29 Tetor 1937, aparati i parë “Rentgen” kundër turbekulozit
-
29 Tetor 1981, premierë e filmit “Në prag të lirisë”


