Në Korçë, më 5 Janar 1939, u lind operatori, regjizori i filmave dokumentarë dhe artistik, Artisti i Popullit Pirro Milkani. U diplomua në Pragë për operator dhe shumë vite më vonë përfaqësoi vendin tonë në kryeqytetin çek, si ambassador. Në kinostudion “Shqipëria e Re” e filloi karrierën si operator. Xhiroi shumë kinoditarë, reportazhe, dokumentarë, por edhe filma artistikë. Filmi “Ngadhnjim mbi vdekje”, ishte prova e parë e tij si regjizor dhe më pas erdhën edhe 16 filma të tjerë, duke u bërë kështu regjizori më prodhimtar i kinematografisë sonë. Me filmat “Zonja nga qyteti” dhe “Kapedani”, Pirro Milkani u bë ndër themeluesit e kinokomedisë shqiptare. Ai provoi aftësitë dhe talentin e vet edhe në sfera të tjera si në atë të skenarit, të pedagogut etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 Gusht 1462, beteja me fitore e Gjergj Kastriot Skënderbeut në Ohër
-
27 Gusht 1787, forcat osmane tentojnë pa sukses të shtypin pashallëkun e BushatIlinjve
-
27 Gusht 1879, Lidhja Shqiptare e Jugut kërkon nga Sulltani autonominë administrative territorial për Shqipërinë
-
27 Gusht 1900, ndërron jetë albanologu austriak Gustav Majer
-
27 Gusht 1913, “Përlindja e Shqipërisë” shkruan artikullin për ndërtimin e një Shqipërie të re