“Skulptori i Popullit” dhe anëtari i Akademisë së Shkencave Odhise Paskali, u lind në Përmet, më 30 Dhjetor 1903. Ai e shkroi biografinë e vet dhe të Atdheut me daltë dhe penë. Studioi dhe u diplomua në Itali, për histori arti, por që në vitet universitare punoi bustin “I urituri”, që e bëri të njohur dhe e përcaktoi në rrugën e tij si skulptor. Krijimtaria e tij si skulptor dhe pedagog, si luftëtar dhe nismëtar për zhvillimin e arteve, është tepër e begatë. Nuk ka qytet ku të mos lartohen veprat e tij, nuk ka heronj të luftës dhe të punës, që ai të mos i ketë përjetësuar, duke përjetësuar njëherësh edhe emrin e tij. Kur arti ynë ende nuk ishte ngjizur, ai krijoi shoqërinë “Miqt e artit”, ngriti shkollën e parë të vizatimit në Tiranë, ndihmoi në hapjen e parë të ekspozitës së parë të “Artit të thjeshtë”. Deri sa vdiq, ai nuk e lëshoi daltën nga dora ashtu sikurse nuk e pushoi punën për pregatitjen e talenteve të reja, për nxitjen e zhvillimit të arteve të bukura në vendin tonë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
9 Shkurt 1899, lindi shkencëtari me përmasa europiane Dr. Bilal Golemi
-
9 Shkurt 1913, forcat serbo-malazeze sulmuan egërsisht me parullën “Shkodrën ose vdekjen”
-
9 Shkurt 1927, u shua arbëreshi i madh Zef Skiroi
-
9 Shkurt 1945, u vendos në Kosovë “administrimi ushtarak”
-
9 Shkurt 1987, u shua Ing. Llazar Treska, themelues i shërbimit pyjor shqiptar

