Më 8 Janar 1826, në Palac Adriano të Sicilisë, në një familje të lashtë arbëreshe u lind Gavril Dara i riu. U diplomua për jurisprudencë, por u bë i njohur me veprimtarinë patriotike dhe si shkrimtar. Mori pjesë në lëvizjen e Garibaldit. Ai shërbeu si avokat dhe në poste të larta administrative. Disa vite drejtoi fletoren “La riforma” në Romë. Interesat letrare dhe shkencore të Darës ishin të gjëra dhe përfshinin poezinë, folklorin, arkeologjinë dhe drejtësinë. Ai perveç vjershave në italisht, hyri në historinë e letërsisë shqipe me baladën romantike “Kënga e sprasme e Balës”, që pasqyron qëndresën e shqiptarëve të prirë nga Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
3 Tetor 1215, përfundoi marrëveshja midis sundimtarit të Arbërisë dhe Republikës së Raguzës
-
3 Tetor 1895, Kongresi i Parë Arbëresh për gjuhën zgjodhi kryetar Kryeministrin Italian Françesko Krispin
-
3 Tetor 1912, Kristo Luarasi i kërkon Asdrenit ndihmë në furnizimin me libra të mërgimtarëve shqiptarë
-
3 Tetor 1912, vllazëria “Bashkimi” botoi thirrjen për të ndihmuar shkollat shqipe
-
3 Tetor 1936, Branko Merxhani nxori numrin e parë të revistës “Përpjekja shqiptare”