Më 8 Janar 1826, në Palac Adriano të Sicilisë, në një familje të lashtë arbëreshe u lind Gavril Dara i riu. U diplomua për jurisprudencë, por u bë i njohur me veprimtarinë patriotike dhe si shkrimtar. Mori pjesë në lëvizjen e Garibaldit. Ai shërbeu si avokat dhe në poste të larta administrative. Disa vite drejtoi fletoren “La riforma” në Romë. Interesat letrare dhe shkencore të Darës ishin të gjëra dhe përfshinin poezinë, folklorin, arkeologjinë dhe drejtësinë. Ai perveç vjershave në italisht, hyri në historinë e letërsisë shqipe me baladën romantike “Kënga e sprasme e Balës”, që pasqyron qëndresën e shqiptarëve të prirë nga Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate