Tano Banushi u lind në Shkodër, më 4 Shkurt 1927, aktor dhe humorist i madh shkodran “Artist i Popullit”. Ai për 30 vjet e bëri Shqipërinë dhe diasporën të qeshi me humorin e tij. Ai mbetet një nga protagonistët kryesorë të Klubit Artistik “ Vasil Shanto”, të Teatrit “Migjeni”, të Estradës Profesioniste të Shkodrës. Për 30 vjet ai organizoi dhe shfaqi 135 premiera, që i bie më shumë se katër premiera në vit. Ato shfaqeshin dhjetra herë në sallat e mbushura plot me shikues dhe jo vetëm në teatrot e Shkodrës, por edhe të qyteteve të tjera. Edhe sot, galeria e pafundme e personazheve të krijuar prej tij, mbetet pjesë e repertorit të gjallë të shumë radiove dhe televizioneve publike dhe private.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Tetor 1908, themelimi i Klubit “Labëria”
-
29 Tetor 1909, shoqëria femërore “Ylli i mëngjesit” shfaq dramën “Vilhelm Teli”
-
29 Tetor 1914, “misioni sanitar” i Italianëve pregatiti pushtimin e Vlorës
-
29 Tetor 1937, aparati i parë “Rentgen” kundër turbekulozit
-
29 Tetor 1981, premierë e filmit “Në prag të lirisë”




