Me rastin e 10-vjetorit të Mbretërisë Shqiptare, më 30 Gusht 1938, në kinema “Nacional”, u zhvillua Festivali Artistik. Atë mbrëmje, luajti orkestra “Bashkimi Elbasanas”, nën drejtimin e Baki Kongolit, pedagog në Shkollën Normale të Elbasanit. Para publikut të zgjedhur, u prezantua me programin e tij të pasur edhe Kori i Institutit “Nana Mbretneshë”, nën drejtimin e pedagoges Jorgjie Filçe (Truja). Shoqëronin në piano, Emilia Tsali, studente e Konservatorit të Selanikut dhe Antoneta Andrea. Festivali u ndoq nga të gjitha familjet, që kishin radio, sepse ai u transmetua nga Radiostacioni i Laprakës. Kjo ishte prova e dytë, që bëri Radio-Tirana para përurimit të saj, më 28 nëntor 1938.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Dhjetor 1877, formohet Komiteti i Stambollit
-
13 Dhjetor 1909, drama “Besa” e Sami Frashërit
-
13 Dhjetor 1913, Fuqitë e Mëdha urdhërojnë tërheqjen e grekëve nga tokat shqiptare
-
13 Dhjetor 1920, Qeveria e Iljaz Vrionit shpreh vullnetin për fqinjësi të mirë
-
13 Dhjetor 1928, Konventa mbi shërbimin konsullor midis Shqipërisë dhe Greqisë



