Juristi i shquar Manol Konomi, u nda nga jeta, më 3 Qershor 1992. Studioi në Janinë dhe në Korfuz dhe u diplomua jurist në Universitetin e Tuluzës në Francë. Gjatë jetës studentore, u lidh me lëvizjen majtiste dhe për bindjet e tij, pas kthimit në Atdhe dy vjet u la pa punë. Në vitin 1937, u emërua në gjykatën e Korçës. Për veprimtarinë dhe qëndrimin antifashist, në vitin 1942, u internua në kampin e Porto Romanos. Pas kapitullimit të Italisë, kaloi në rradhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe u emërua në postet më të larta juridike të organeve shtetërore, të dala nga lufta. Në vitet e pasluftës, zuri poste të larta si Ministër i Drejtësisë. deputet në Kuvendin Popullor etj. Ai i humbi të gjitha postet dhe ofiqet e tij, në shkurt të vitit 1951, kur refuzoi të firmoste aktin e ekzekutimit me vdekje pa gjyq, të personave të arrestuar për hedhjen e bombës në Ambasadën Sovjetike. Në vitin 1992, u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ku shërbeu 5 vjet. Në vitin 1997, përballë trazirave që pushtuan vendin dha dorëheqjen e parevokueshme.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Maj 1771, kujtohet përvjetori i kapedanes trime arvanitase Laskarlina Bubulina
-
11 Maj 1912, në Dibër, u mbajt “Kuvendi i Dheut”
-
11 Maj 1924, prefekti i Shkodrës, njoftonte qeverinë se në Pukë dhe në Mirditë gjendja po dilte jashtë kontrollit
-
11 Maj 1928, Ahmet Zogu bëri ndryshime në përbërjen e kabinetit të tij qeveritar
-
11 Maj 1952, në skenën e Teatrit Popullor në Tiranë, u dha premiera e dramës “Martesa me prikë”