U mblodh në Kosovë më 23 Janar 1899 Kuvendi i Pejës, ku morën pjesë 450 përfaqësues nga gjithë Shqipëria. Ai themeloi organizatën që u quajt “Lidhja Shqiptare e Pejës” ose “Besa-Besë”. Kjo ishte një organizatë politiko-ushtarake mbarëshqiptare e ngjashme me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Në krye të Komitetit Drejtues u vu Haxhi Zeka. Kuvendi u shpreh i vendosur për të kundërshtuar me armë çdo përpjekje të monarkive ballkanike për copëtimin e trojeve shqiptare dhe kërkoi bashkimin e katër vilajeteve shqiptare dhe administrimin e tyre në bazë të një statuti apo kushtetute të veçantë. Menjëherë pas kuvendit në të gjithë trojet shqiptare u krijuan komitetet lokale të lidhjes, që ushtronin kompetencat e pushtetit vendor.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Gusht 1461, Raguza i bën pritje madhështore Heroit tonë, Gjergj Kastrioti
-
24 Gusht 1913, doli numëri i parë i gazetës “Përlindja e Shqipërisë”
-
24 Gusht 1919, dekonspirimi i marrëveshjes së fshehtë, midis Francës dhe Greqisë ngjallën revolta midis shqiptarëve
-
24 Gusht 1969, përfundoi Spartakiada e II Kombëtare
-
24 Gusht 1992, u ngrit konsullata e parë shqiptare në Tel Aviv