Më 23 Janar 1894, lindi Rosalino Petrota, publicist dhe historian arbëresh. U diplomua për mjekësi por u bë i njohur për krijimtarinë kushtuar Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Botoi organet “Rosenja Italo Albaneze” në gjuhët arbërisht, italisht dhe frengjisht, si dhe “Konaket italo-albaneze”. Emri i tij ndeshet në faqe e shtypit shqiptar dhe Italian të kohës. Ka shkruar librat “Arbëreshët në Siçili”, dhe “Guida ilustrata di Piana dei Greci”. Një kontribut të madh Rosalino Petrota ka dhënë për ngritjen e “Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Albanologjike” në Palermo.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Shkurt 1622, shënohet sot përvjetori i vdekjes së Pjetër Budit
-
20 Shkurt 1744, vëllezërit Zografi dekoruan Manastirin e Ardenicës
-
20 Shkurt 1897, u mblodh në Kalabri Kongresi i II për gjuhën shqipe
-
20 Shkurt 1913, lindi Dr. Jani Gërmenji, ndër të parët dentistë në vend
-
20 Shkurt 1999, përkujtohet sot agronomi Ing. Lefter Pepo


