Më 19 Gusht 1937, u kthye në Atdhe, mjekja Xhanfize Frashëri. Ajo shkoi për studime në SHBA, dhe ndoqi leksionet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Filadelfias. Pas diplomimit bëri një muaj stazh, duke u specializuar për pediatri. Xhanfize Frashëri është mjekja e parë shqiptare, që punoi për ruajtjen e shëndetit të fëmijëve shqiptarë. Sot janë qindra simotra të saj, që kanë diplomën e mjekut, madje dhe grada e tituj shkencorë në mjekësi, por këtë rrugë e para, e shkeli Xhanfize Frashëri.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 Qershor 363, vdiq perandori romak Juliani
-
27 Qershor 1797, Francezët zbarkuan në Korfuz
-
27 Qershor 1835, në lagjen e Tabakëve, ushtritë osmane sulmuan kryengritësit shkodranë
-
27 Qershor 1907, lindi në Korçë, pedagogu dhe juristi, Nikollaq Stralla
-
27 Qershor 1914, Koloneli anglez Filips, hyri në bisedime me rebelët, që ishin ngritur kundër Qeverisë së Durrësit