Në Fransite të Kalabrisë, u lind shkrimtari dhe gjuhëtari arbëresh Françesko Solano, që njihet me pseudonimin Dushko Vetmo. Në moshën 20 vjeçare emigroi në Argjentinë, ku jetoi dhe punoi 20 vjet. Ndër arbëreshët u bë i njohur me veprat e tij letrare në prozë e poezi, me tregimet romanet dhe dramat e tij. Si studjues u bë titullar dhe drejtoi Katedrën e Gjuhës Shqipe, në Universitetin e Kozencës. Shumë studime me karakter historik, letrar dhe gjuhësor i ka botuar në organe të tilla si revista “Zjarri” dhe “Vija”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Mars 1881 u lind në Jemen diplomati shqiptar Rauf Fico
-
13 Mars 1908 trimat e Çerçiz Topullit vranë bimbashin në Gjirokastër
-
13 Mars 1912, marrëveshja sllave për të nxjerrë Serbinë në detin Adriatik
-
13 Mars 1930 deputetët çifligarë kundërshtuan programin ekonomik të qeverisë së Pandeli Evangjelit
-
13 Mars 1930 lindi gazetari Fuat Bozgo

