Në qytetin e Gjirokastrës, më 15 Nëntor 1925, u lind inxhinieri gjeolog, pedagogu dhe profesori i shquar Zihni Sinoimeri. U arsimua në Liceun e Korçës dhe në Gjimnazin e Shkodrës dhe u diplomua në Universitetin e Leningradit (sot Shën Petërburgu) për gjeokimi. Ai ishte kryegjeologu i parë i Komitetit Shtetëror të Gjeologjisë. Pas një specializimi dy vjeçar në Moskë, punoi në Laboratorin Qëndror të Gjeologjisë. Me ngritjen e Universitetit të Tiranës, fillon karriera e tij pedagogjike për përgatitjen e kuadrove për gjeologjinë shqiptare. Ka lënë shumë artikuj e studime shkencore e monografi, që pasqyrojnë përvojën e madhe dhe arritjet në punën dhe kërkimet gjeologjike, prej të cilave nuk u nda deri në fund të jetës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
17 Qershor 1984, u zbulua një rrasë varri e vitit 1201, që flet për principatën e Arbërit
-
17 Qershor 1815, lindi luftëtari trim Dasho Shkreli
-
17 Qershor 1878, Kuvendi Kombëtar i Lidhjes së Prizrenit, miratoi “Statutin e Lidhjes Shqiptare”
-
17 Qershor 1907, lindi pioneri i shkencës së veterinarisë shqiptare, Prof. Dhimitër Vavakos
-
17 Qershor 1912, mësuesi Jani Minga organizoi një shfaqje artistike, në shkollën shqipe të Kaninës