Epopeja e Vlorës, që i siguroi vendit pavarësinë, filloi në mbrëmjen e datës 11 Qershor 1920. Kryengritësit shqiptarë, sulmuan pushtuesit italianë dhe pas luftimesh të përgjakshme, hynë në Vlorë, duke shthurur mbrojtjen e ushtrisë së rregullt, të armatosur deri në dhëmbë. Sulmi dhe fitoret e vullnetarëve shqiptarë, patën jehonë të madhe përtej Adriatikut. Punëtorët italianë u ngritën në greva dhe demostruan, duke kërkuar nga qeveria pushimin e luftës dhe tërheqjen e ushtrive pushtuese nga Shqipëria. Në skelat e Adriatikut, në Trieste, Ankona, Bari, Brindisi, u bëhej thirrje ushtarëve të mos niseshin në Vlorë. Demostruesit, por edhe ushtarët, që bashkoheshin me ta, përlesheshin me policinë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Tetor 1900, u shua poeti ynë kombëtar Naim Frashëri
-
20 Tetor 1715, botimi i Françesko da Leçe, libër themelor i gramatikës shqip
-
20 Tetor 1752, u pikturua nga vëllezërit Zografi kisha e “12 Apostujve”
-
20 Tetor 1784, testament i tregtarit Shkodran Gjergj Kraja
-
20 Tetor 1880, u mbajt Kuvendi i Përgjithshëm, në Dibër