Në Nepravisht të Gjirokastrës, më 1 Shtator 1942, u lind gazetari i shquar Agron Çobani. Më se 30 vjet të veprimtarisë së tij, ia kushtoi punës në mikrofonin dhe ekranin shqiptar. Ai u rrit bashkë me Radio-Tiranën. Më 1966, nisi punën si kronist; me lindjen e televizionit u bë telekronist e skenarist i suksesshëm, drejtoi redaksinë e informacionit, më pas, drejtor i Radio-Tiranës, drejtor i Televizionit, u ngjit edhe në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio-Televizionit të parë shqiptar. Gjithë jetën e tij ja kushtoi mikrofonit dhe ekranit blu. Krijimtaria e tij e pasur është një enciklopedi e plotë, një shkollë e madhe për brezat e gazetarëve të ardhshëm.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Mars 1938, Konservatori i Bostonit luajti sinfoninë “Skënderbeu” të Nolit sipas poemës së H. Longfellow
-
24 Mars 1895, u lind pedagogu, gazetari dhe përkthyesi Karl Gurakuqi
-
24 Mars 1895, lindi mësuesi intelektual Sulejman Harri
-
24 Mars 1911, shpërtheu kryengritja e Ded Gjo Lulit
-
24 Mars 1919, Partia Kombëtare Shqiptare në SHBA, i kërkon Presidentit Willson të ruajë tërësinë e Shqipërisë
