1 Shtator 1942, lindi gazetari Agron Çobani

Agron Çobani

Në Nepravisht të Gjirokastrës, më 1 Shtator 1942, u lind gazetari i shquar Agron Çobani. Më se 30 vjet të veprimtarisë së tij, ia kushtoi punës në mikrofonin dhe ekranin shqiptar. Ai u rrit bashkë me Radio-Tiranën. Më 1966, nisi punën si kronist; me lindjen e televizionit u bë telekronist e skenarist i suksesshëm, drejtoi redaksinë e informacionit, më pas, drejtor i Radio-Tiranës, drejtor i Televizionit, u ngjit edhe në postin e Drejtorit të  Përgjithshëm të Radio-Televizionit të parë shqiptar. Gjithë jetën e tij ja kushtoi mikrofonit dhe ekranit blu. Krijimtaria e tij e pasur është një enciklopedi e plotë, një shkollë e madhe për brezat e gazetarëve të ardhshëm.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply