Bota letrare shqiptare, sot përkujton vdekjen e poetit kosovar Fahredin Gunga. Ai u lind në Mitrovicë, në vitin 1936. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje; u diplomua në Universitetin e Beogradit. Karrierën e filloi si pedagog në gjimnazin e Mitrovicës. Më pas punoi si redaktor në gazetën “Rilindja” dhe në Shtëpinë Botuese të Prishtinës, si kryeredaktor në Televizionin e Prishtinës. Vjershën e pare, e botoi në vitin 1954, në revistën “Jeta e re”. Më pas firma e poetit ndeshet gjithnjë e më shpesh, në faqet e shtypit të Prishtinës dhe të Shkupit. Në vitin 1961, doli në dritë përmbledhja e parë poetike e Fahredin Gungës, “Pëshpëritjet e mëngjesit”, që u pasua nga “Mallkimet e fjetuna”, “Kepi i Shpresës së Mirë”, “Psallmet e ngurta”, “Nokturnë për Orkiden”, “Mallkimet e zgjuan”, etj. Ai është autor edhe i përmbledhjes së veprës së Faik Konicës në dy vëllime. U nda nga bota letrare, më 1 Prill 1997.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
6 Gusht 1878, gazetari Anastas Byku nxori numërin e parë të gazetës “Pellazgu Promete”
-
6 Gusht 1893, në shkollën Luarasi u organizua ceremonia e përfundimit të vitit të parë shkollor
-
6 Gusht 1912, miratohet programi i Hasan Prishtinës prej 14 pikash
-
6 Gusht 1912, përkujtohet sot përvjetori i lindjes së aktorit shqiptar Pjetër Gjoka
-
6 Gusht 1914, doli numëri i parë i “Koriere dele Pulia”