Në fshatin Veleshnjë të Skraparit, në nje familje të varfër me tradita patriotike, më 15 Gusht 1902, u lind luftëtari demokrat, antizogist e antifashist, një nga komandantët e parë të çetave partizane, Zylyftar Veleshnja, ”Hero i Popullit”. Pjesëmarrës në Revolucionin e Qershorit, në vititn 1924, në kryengritjen e Fierit, më 1935 dhe pas pushtimit fashist të Shqipërisë, u kthye nga arratisja dhe drejtoi çetën partizane të Skraparit dhe më pas, batalionin partizan ”Riza Cerova”. Në Kongresin e Përmetit u zgjodh anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Mbas çlirimit, i plagosur dhe invalid, vazhdoi të japë ndihmesën e tij dhe të kryejë detyra të rëndesishme në ushtri, në organet e pushtetit dhe organizatat shoqërore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Shtator 1449, Gjergj Kastrioti i kërkon Venedikut që të hyjnë në mbrojtje të Republikës së Shën Markut
-
20 Shtator 1909, u formua në Korçë shoqëria “Përparimi”
-
20 Shtator 1910, u lind Aleko Turtulli, ekonomist e financier i spikatur
-
20 Shtator 1913, u mbajt në Vlorë një tubim për të denoncuar veprimtarinë e Esat Pashë Toptanit
-
20 Shtator 1920, qeveria shqiptare dhe delegacioni Jugosllav nënshkruan armëpushim