Sipas vendimeve të Kongresit të Elbasanit, më 20 Shtator 1909, në qytetin e Korçës, u formua shoqëria e mësonjëtorëve shqiptare “Përparimi”. Kishte për qëllim të ndihmonte arsimin kombëtar, të siguronte fonde për mbajtjen e Shkollës Normale të Elbasanit dhe të hapte shkolla të reja shqipe. Ndihmoi për mbajtjen e shkollave të Pogradecit, të Devollit, të Gjirokastrës, të Labinotit, Leskovikut etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Mars 1444, Aleks Shqiptari përmendet në “Librin e artë”, të qytetit Murano në Itali
-
14 Mars 1887, u hap shkolla e parë shqipe në Pogradec
-
14 Mars 1914, lindi në Tiranë skulptori Janaq Paço
-
14 Mars 1914, u hap në Tiranë spitali i parë austriak
-
14 Mars 1946, u miratua Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë.
