Shqipëria ka plot vende të bukura që duhen vizituar.
Ndaj nëse keni bërë ndonjë plan, duhet të keni parasysh se edhe ndonjë qytezë e vogël mund të jetë destinacion turistik.
Këto foto janë postuar nga kryeministri Edi Rama.
“Në Ulëzën e transformuar nga një qytezë e harruar në një zonë të rilindur urbane dhe me potencial turistik ku është dyfishuar vlera e pronave dhe ku qytetarët kanë filluar të rikthehen: Si edhe në çeljen e punimeve për unazën e re të Klosit që do të pasohet shpejt me fillimin e punimeve për rilindjen urbane të hapësirave publike të bashkisë së re. Edhe shumë më shumë mbetet ende për të bërë dhe ne nuk do të rreshtim deri kur transformimi i dukshëm të prekë çdo lagje në çdo bashki, çdo komunë, çdo fshat dhe çdo familje në rrugën tonë të vendosur”, shkruan Rama.
Marre nga mapo.al