Në sallën “Esperia” të Durrësit, këngëtarja e shquar Tefta Tashko dha më 9 Dhjetor 1936, koncertin recital për artdashësit durrësakë. Shtypi i kohës shkruan për pjesëmarrjen e përfaqësuesëve të legatës britanike dhe autoriteteve vendase. E shoqëruar në piano nga pianistja Lola Gjoka, sopranoja interpretoi pjesë klasike dhe këngë popullore shqiptare. Një ditë më pas, artistja këndoi në kino-teatrin Rozafat të Shkodrës. Kjo veprimtari e ngjeshur dëshmon dëshirën e artistëve tanë për gjallërimin e jetës artistike në vend dhe zhvillimin e muzikës kombëtare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Mars 1444, Aleks Shqiptari përmendet në “Librin e artë”, të qytetit Murano në Itali
-
14 Mars 1887, u hap shkolla e parë shqipe në Pogradec
-
14 Mars 1914, lindi në Tiranë skulptori Janaq Paço
-
14 Mars 1914, u hap në Tiranë spitali i parë austriak
-
14 Mars 1946, u miratua Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë.

