Në Prememorien e miratuar, më 9 Dhjetor të vitit 1919 thuhet se qeveritë e SHBA, të Anglisë dhe të Francës, shfaqën dëshirën e tyre për të njohur pavarësinë e shtetit shqiptar, por shprehin mendimin se ai “do të ketë nevojë për këshillën dhe ndihmën administrative të ndonjërës prej fuqive të mëdha”. Sipas Prememories, Italia, është shteti më i përshtatshëm për të përmbushur këtë detyrë. Dokumenti që mban firmat e përfaqësuesëve më të lartë të 3 vendeve, është botuar në përmbledhjen “La question Adriatikue”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Shkurt 366, u shua August Juliani “Perandori Filozof” me origjinë ilire
-
1 Shkurt 1911, Mihal Grameno botoi në Korçë gazetën “Koha”
-
1 Shkurt 1914, ndërkombëtarët i kërkojnë Esat Pashë Toptanit të japë dorëheqjen
-
1 Shkurt 1920, filloi zyrtarisht punën Qeveria e Kongresit të Lushnjes
-
1 Shkurt 1935, lindi gjeologu i shquar Vasfi Duka

